Marrja e Abdesit

Të gjithë vëllezërit myslimanë që kanë humbur papritmas të afërmit e tyre kërkojnë që funerali i të ndjerit të bëhet sipas rregullave fetare. Në mënyrë që kjo të zbatohet, kompania jonë zbaton në përpikmëri sunetin e Pejgamberit tonë Hz. Muhamed a.s. Në përputhje me rregullat e funeralit islam, abdesi është një procedurë që mund të kryhet vetëm nga një mysliman. Ne mundësojmë marrjen e abdesit sipas rregullave Islame. Për këtë arsye, xhenazet e femrave lahen vetëm nga femrat dhe xhenazet e meshkujve lahen vetem nga gasalët (person mashkull që lan trupin e të vdekurit) duke kryer në këtë mënyrë marrjen e abdesit të fundit për të ndjerin. Sipas rregullave Islame trupi i të ndjerit lahet tre herë nga koka tek këmbët. Gjatë këtij procesi gasali përdor sapun dhe ujë të ngrohtë.

 

Të gjitha procedurat e larjes, përsëri do të bëhen konform rregullave Islamike në gasalhane (vend i posaçëm për larjen e të vdekurve) dhe ky vend është rezervuar posaçërisht vetëm për larjen e xhenazeve myslimane. Këto gassalhane, janë të dizajnuara në përputhje me origjinalet në vendet islamike, dhe ofrojnë nivelin më të lartë të shërbimit për sa i përket higjenës e pastërtisë. Gjatë procesit të larjes së xhenazes, nëse parashtorhet si kërkesë nga të afërmit, nëse e ndjera është femër të afërmit femra të personit që ndërroi jetë apo nëse i ndjeri ështe mashkull, të afërmit meshkuj të personit të ndjerë mund të marrin pjesë në procesin e larjes në përputhje me parimin islam dhe të derdhin ujë mbi personin e ndjerë.

+43 1 236 66 00