Procesi i vendosjes në Arkivol

Sipas dispozitave fetare arkivoli i një myslimani është i thjeshtë dhe bëhet nga druri. I afërmi juaj që ka ndëruar jetë mbasi qefinoset vendoset në arkivol sipas riteve islame shtrirë dhe kthyer nga krahu i djathtë. Në fakt, sipas rregullave islame, nuk është e detyrueshme përdorimi i arkivolit, megjithatë përdorimi i tij nuk përbën asnjë problem. Nga ana tjetër, për të gjitha ceremonitë e varrimit të kryera në Austri është e detyrueshme futja e të ndjerit në arkivol.

 

Për këtë arsye dhe për faktin se përdorimi i arkivolit nuk është i ndaluar në Islam, kjo procedurë kryhet nga ana jonë. Arkivoli, në të cilin ndodhet i ndjeri, kthehet në drejtim të kibles, dhe fillon procesi i lutjes, ky proces kryhet pranë arkivolit në prani të githë komunitetit që erdhi në ceremoni. Personi që vdiq, pas përfundimit të lutjeve, varroset në praninë e gjithë të afërmve të mbledhur në ceremoni.

Call Now ButtonJetzt Anrufen