Detyrat fetare

Marrja e Abdesit

Të gjithë vëllezërit myslimanë që kanë humbur papritmas të afërmit e tyre kërkojnë që funerali i të ndjerit të bëhet sipas rregullave fetare. Në mënyrë që kjo të zbatohet, kompania jonë zbaton në përpikmëri sunetin e Pejgamberit tonë Hz. Muhamed a.s. Në përputhje me rregullat e funeralit islam, abdesi është një procedurë që mund të kryhet vetëm nga një mysliman. Ne mundësojmë marrjen e abdesit sipas rregullave Islame. Për këtë arsye, xhenazet e femrave lahen vetëm nga femrat dhe xhenazet e meshkujve lahen vetem nga gasalët (person mashkull që lan trupin e të vdekurit) duke kryer në këtë mënyrë marrjen e abdesit të fundit për të ndjerin. Sipas rregullave Islame trupi i të ndjerit lahet tre herë nga koka tek këmbët. Gjatë këtij procesi gasali përdor sapun dhe ujë të ngrohtë. Të gjitha procedurat e larjes, përsëri do të bëhen konform rregullave Islamike në gasalhane (vend i posaçëm për larjen e të vdekurve) dhe ky vend është rezervuar posaçërisht vetëm për larjen e xhenazeve myslimane. Këto gassalhane, janë të dizajnuara në përputhje me origjinalet në vendet islamike, dhe ofrojnë nivelin më të lartë të shërbimit për sa i përket higjenës e pastërtisë. Gjatë procesit të larjes së xhenazes, nëse parashtorhet si kërkesë nga të afërmit, nëse e ndjera është femër të afërmit femra të personit që ndërroi jetë apo nëse i ndjeri ështe mashkull, të afërmit meshkuj të personit të ndjerë mund të marrin pjesë në procesin e larjes në përputhje me parimin islam dhe të derdhin ujë mbi personin e ndjerë.

Procesi i qefinosjes

Pasi të kenë përfunduar procedurat e larjes dhe abdesit të të afërmit tuaj që ka ndërruar jetë, fillon procedura e qefinosjes sipas rregullave islame. Në fazën e fundit, fytyra lihet e hapur dhe nëse dëshirojnë të afërmit që nuk kanë qënë prezent në procesin e larjes, lejohen të shohin personin që ndërroi jetë për herë të fundit. Ky proces kryhet në përputhje me rregullat në botën islame. Pasi të mbarojë procesi i qefinosjes, i ndjeri futet në arkivol.

Procesi i vendosjes në Arkivol

Sipas dispozitave fetare arkivoli i një myslimani është i thjeshtë dhe bëhet nga druri. I afërmi juaj që ka ndëruar jetë mbasi qefinoset vendoset në arkivol sipas riteve islame shtrirë dhe kthyer nga krahu i djathtë. Në fakt, sipas rregullave islame, nuk është e detyrueshme përdorimi i arkivolit, megjithatë përdorimi i tij nuk përbën asnjë problem. Nga ana tjetër, për të gjitha ceremonitë e varrimit të kryera në Austri është e detyrueshme futja e të ndjerit në arkivol. Për këtë arsye dhe për faktin se përdorimi i arkivolit nuk është i ndaluar në Islam, kjo procedurë kryhet nga ana jonë. Arkivoli, në të cilin ndodhet i ndjeri, kthehet në drejtim të kibles, dhe fillon procesi i lutjes, ky proces kryhet pranë arkivolit në prani të githë komunitetit që erdhi në ceremoni. Personi që vdiq, pas përfundimit të lutjeve, varroset në praninë e gjithë të afërmve të mbledhur në ceremoni.

Procesi i Varrosjes

Në kuadër të dispozitave islame, i ndjeri ulet në varr dhe vendoset shtrirë në varr nga krahu i djathtë. Nëse shprehet dëshira nga të afërmit e të ndjerit gjatë kohës kur xhenzeja ulet në varr, të afërmit lejhen të zbresin poshtë në varr dhe të asistojnë e ndihmojnë punonjësit e varrimit.Mbas kësaj fillon procesi i hedhjes dhe mbi të ndjerin, dora e parë e dheut mund të hidhet nga familjarët dhe të afërmit dhe më pas bëhet mbulimi i xhenazes me dhe.

+43 1 236 66 00