Ofrojmë Shërbim në të Gjithë Austrinë

Ofrojmë Shërbim në të Gjithë Austrinë

Islamische Bestattung ofron shërbim në të gjithë Austrinë, kryen të gjitha funeralet me cilësinë më të lartë, organizon funeralet në të gjithë vendin dhe siguron që të afërmit tuaj të varrosen në përputhje me ritet islamike. Kompania jonë, e cila ka automjetet më moderne të varrimit, do të vijë në adresën tuaj me ekipet profesionale të cilët do të përfundojë të gjitha procedurat e nevojshme në mënyrë të përpiktë. Islamische Bestattung do të plotësojë në kohë rekord të gjitha procedurat e nevojshme dhe transportin, pavarësisht vendit që dëshironi të transportoni xhenazen. Stafi jonë i përbërë tërësisht nga mysimanë, vepron me vetëdijen e plotë duke marrë parasysh çdo detaj në lidhje me ndjeshmërinë tuaj fetare.

Islamische Bestattung, ofron një cilësi të shkëlqyer shërbimi në përputhje me traditat, zakonet dhe ritet fetare, gjithashtu ne punojmë me një ekip me përvojë në varrosje dhe transportime funeralesh në Austri. Në të gjitha procedurat funerale, ekipet tona, fillojnë nga puna menjëherë pasi ju të aplikoni tek ne, mbarojnë të gjitha procedurat vetë, pa pasur nevojë për ju të bëni asgjë. Punonjësit tanë janë të besueshëm dhe garantojnë që informacioni që ju na transferoni gjatë procedurave do të mbetet konfidencial brenda kompanisë sonë. Punonjësit tanë, të cilët janë profesionistë dhe me përvojë në fushën e tyre, jo vetëm që do të kujdesen për dokumentet gjatë procesit të varrimit, por gjithashtu do të jenë mbështetje për ju edhe shpirtërisht.

 

Shërbimet Funerale Islamike që do të organizohen në Austri

 

Ju mund të telefononi kompaninë tonë Islamische Bestattung për humbjen e të afërmit tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kompania jonë, e cila mund të kryejë punët tuaja më urgjente, është vetëm një telefonatë larg. Ekipet tona dezhurne janë në gadishmëri të plotë, qoftë ditë pushimi, fundjavë qoftë edhe në mes të natës do t’ju gjenden pranë menjëherë për punët e varrimit dhe do të fillojnë menjëherë nga puna për të gjitha procedurat e tjera. Kompania jonë, punon me parimin e shërbimit të përsosur, dhe do t’ju mbështesë në ditën tuaj më të dhimbshme. Gjatë funeraleve tona islamike në Austri:

  1. Mundësojmë vendin e larjes së të ndjerit, për të gjithë myslimanët që aplikojnë në kompaninë tonë.
  2. Ofrojmë shërbimin e Gasalit (personi që lan të vdekurin) dhe Imamit për të afëmin tuaj që ka kaluar nga jeta.
  3. Ne mundësojmë dhoma në përputhje me rregullat e besimit islam dhe me kushte të favorshme për të gjithë të afërmit dhe dashamirët që duan ti thonë lamtumirën e fundit të ndjerit.
  4. Ofrojmë shërbimin funeral në të gjithë rajonet dhe qytetet e Austrisë, gjithashtu marrim përsipër transportmin e xhenazes sipas dëshirës suaj.
+43 1 236 66 00