Islamische Bestattung
Me mendje – individuale – të besueshme

 

Dhimbja më e madhe që mund të hasim në jetë është humbja e një të afërmi. Kur përballemi me një dhimbje kaq të madhe shpesh hutohemi, nuk dimë çfarë të bëjmë dhe arrijmë në një gjendje sa s’na mbajnë më as duart e as rrijmë dot në këmbë.

Pse

Varrosja islamike duhet të bëhet relativisht shpejt pas vdekjes. Rekomandohet nga teologjia islame.

Sherbime

Kështu që ju të keni kohë për të përpunuar dhimbjen tuaj dhe t'i thoni lamtumirën anëtarit tuaj të familjes së ndjerë.

Varrosja në Austri

Do të organizohen funeralet islamike në Austri Në Austri ..

Shërbime Funerali Islamik në një përmbledhje të shkurtër

Sherbime

  1. Bëjë organizimin e ceremonisë mortore të të afërmit tuaj duke qënë një funeral në përputhje me ritet dhe rregullesat Islamike mbi ceremonitë mortore.
  2. Sigurojë se të gjitha varrimet që do të kryhen në Austri do të jenë konform riteve Islame.
  3. Marrë përsipër transportin e xhenazes pavarsisht në cilin vend të botës jeni.
  4. Administrojë dhe përfundojë të gjitha dokumentet zyrtare në emrin tuaj si rezultat i një pune të shpejtë dhe të përpiktë të stafit.
  5. Gjendet pranë edhe gjatë ditëve pushim kështu që Islamische Bestattung mund t’u përgjigjet nevojave më urgjente me ekipin dezhurn në detyrë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
  6. Rezervojë në kohë rekord biletat e avjonit të personave që duan të vijnë në Austri për ceremoninë e varrimit apo për personat që duan të shoqërojnë xhenazen në një shtet tjetër ku do të varroset.
  7. Zotohet t’ju gjendet pranë gjatë gjithë procedurave të varrimit, ndërkaq Islamische Bestattung do të përfundojë të gjitha hapat saktësisht dhe do t’ju mbajë të informuar në një mënyrë të ndjeshme duke respektuar dhimbjen tuaj dhe duke ju siguruar mbështetje morale.

Nuk kemi më fuqi për asnjë punë të rëndësishme që duhet të kryejmë. Sidomos kur bëhet fjalë për qytetarët myslimanë që jetojnë në emigracion, vdekja e një të afërmi e bën këtë proces akoma dhe më të vështirë. Në këto vende, edhe pse në shumicën e kohës ceremonia mortore kryhet sipas riteve të krishtera, organizimi i një funerali sipas riteve Islame është një  praktikë  e vështirë që kërkon kosto më të larta. Gjatë kësaj kohe do t’ju duhet të kryeni dhe përfundoni shumë procedura dhe të gjitha këto punë do ta thellojnë me tepër dhimbjen tuaj dhe me shumë mundësi do t’ju lodhin akoma më tepër.

 

Duke qënë larg mëmëdheut dhe vëllezërve myslimanë, krahas dhimbjes për humbjen e të afërmit, shtohet edhe mundimi për përgatitjen e punëve të varrimit, plotësimit të dokumenteve të posaçme, e siç mund ta imagjinoni dhe vetë gjithë ky proces nuk është aspak i lehtë. Kur të përballeni me një situatë të tillë Islamische Bestattung premton të jetë në krahun tuaj për t’ju ndihmuar, në mënyrë që të lehtësojë dhimbjen tuaj dhe që ceremonia e varrimit të kryhet sipas riteve Islame.

 

Për më tepër ceremonia funerale do të kryhet konform procedurave austriake dhe do të plotësohet çdo detyrim Islamik në mënyrë të përpiktë. Me kërkesën tuaj, Islamische Bestattung mund edhe të kryejë të gjitha procedurat e transferimit  funeral në shtetin e dëshiruar dhe merr përsipër edhe transportin e xhenazes.

Islamische Bestattung ofron shërbim në të gjithë Austrinë,

 

kryen të gjitha funeralet me cilësinë më të lartë, organizon funeralet në të gjithë vendin dhe siguron që të afërmit tuaj të varrosen në përputhje me ritet islamike.

 

Islamische Bestattung ofron shërbim në të gjithë Austrinë, kryen të gjitha funeralet me cilësinë më të lartë, organizon funeralet në të gjithë vendin dhe siguron që të afërmit tuaj të varrosen në përputhje me ritet islamike. Kompania jonë, e cila ka automjetet më moderne të varrimit, do të vijë në adresën tuaj me ekipet profesionale të cilët do të përfundojë të gjitha procedurat e nevojshme në mënyrë të përpiktë. Islamische Bestattung do të plotësojë në kohë rekord të gjitha procedurat e nevojshme dhe transportin, pavarësisht vendit që dëshironi të transportoni xhenazen. Stafi jonë i përbërë tërësisht nga mysimanë, vepron me vetëdijen e plotë duke marrë parasysh çdo detaj në lidhje me ndjeshmërinë tuaj fetare. Islamische Bestattung, ofron një cilësi të shkëlqyer shërbimi në përputhje me traditat, zakonet dhe ritet fetare, gjithashtu ne punojmë me një ekip me përvojë në varrosje dhe transportime funeralesh në Austri.

Shërbimet Funerale Islamike që do të organizohen në Austri

 

Ju mund të telefononi kompaninë tonë Islamische Bestattung për humbjen e të afërmit tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kompania jonë, e cila mund të kryejë punët tuaja më urgjente, është vetëm një telefonatë larg. Ekipet tona dezhurne janë në gadishmëri të plotë, qoftë ditë pushimi, fundjavë qoftë edhe në mes të natës do t’ju gjenden pranë menjëherë për punët e varrimit dhe do të fillojnë menjëherë nga puna për të gjitha procedurat e tjera. Kompania jonë, punon me parimin e shërbimit të përsosur, dhe do t’ju mbështesë në ditën tuaj më të dhimbshme. Gjatë funeraleve tona islamike në Austri:

  1. Mundësojmë vendin e larjes së të ndjerit, për të gjithë myslimanët që aplikojnë në kompaninë tonë.
  2. Ofrojmë shërbimin e Gasalit (personi që lan të vdekurin) dhe Imamit për të afëmin tuaj që ka kaluar nga jeta.
  3. Ne mundësojmë dhoma në përputhje me rregullat e besimit islam dhe me kushte të favorshme për të gjithë të afërmit dhe dashamirët që duan ti thonë lamtumirën e fundit të ndjerit.
  4. Ofrojmë shërbimin funeral në të gjithë rajonet dhe qytetet e Austrisë, gjithashtu marrim përsipër transportmin e xhenazes sipas dëshirës suaj.
Call Now ButtonJetzt Anrufen